Misioni Im ka nevojë për përfshirjen tuaj të plotë

e diel, 20 prill 2025 @ 12:05 e pasdites

Bija Ime fort e dashur, koha Ime është afër dhe një rreze drite së shpejti do të zbresë përmbi njerëzimin për t'ua mundësuar atyre që më duan Mua të ndjekin Udhën e së Vërtetës. Udhën drejt shpëtimit.
 
Për ndjekësit e Kishës Sime në tokë, Unë do t'u jap atyre Hiret për ta ripërtërirë dashurinë e tyre për Mua. Për ta ndezur fenë e tyre, e cila është e çorientuar.
Dhe, për t'i hapur sytë e tyre ndaj premtimit që Unë e bëra për ta për Jetën e përjetshme.
 
Gëzohuni, sepse Dashuria Ime është si një furrë për të gjithë fëmijët e Hyjit. Ndërsa shumë prej tyre nuk do të më pranojnë Mua apo Dhuratën e Jetës, Unë, nëpërmjet lutjeve të besimtarëve të Mi, do t'i shpëtoj shpirtrat e tyre fatkeqë.
 
Megjithëse shumë vetë ma kanë kthyer shpinën Mua, për kërkimet e tyre vetjake egoiste të kënaqësive të kësaj bote, Unë akoma i Dua ata dhe e dëshiroj shpëtimin e tyre.  
 
Ushtrisë Sime të Mbetur Unë ju them këtë. Jini bujarë në kërkimin tuaj të Fjalës së vërtetë të Hyjit duke u lutur për vëllezërit dhe motrat tuaja. Falini ata, nëse ata ju fyejnë ju ose këtë, Misionin Tim përfundimtar të të gjitha kohërave. Përkundrazi, udhëhiqni udhën me dashuri në zemrën tuaj dhe falini të gjithë ata që ju lëndojnë në Emrin Tim.
 
Unë po e ndriçoj udhën përpara dhe ju do të jeni në gjendje të ecni me qartësi, dhe me qëllim, për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtra. Misioni Im ka nevojë për përfshirjen tuaj të plotë dhe për kujdesin tuaj, sepse së shpejti ju do ta shihni ndërhyrjen e Hyjit kur Ai do t'jua tregojë Pushtetin e Tij mbi gjithçka që është.
 
Dëgjoni me kujdes. Ripërtërijeni premtimin tuaj për të ndjekur Mësimet e Mia. Mos ia vini re çdo ndryshimi që mund të duket i çuditshëm. Kurrë mos iu nënshtroni mashtrimit të të ligut, i cili dëshiron t'ju bëjë të besoni se disa forma të Krishtërimit, që e lejojnë vrasjen, të cilitdo lloji qoftë, kanë të drejtë.
 
Nëse ju besoni në Mua ju do ta respektoni jetën e dhënë juve prej Hyjit.
Ju do ta doni njëri-tjetrin megjithëse ju mund ta lëndoni njëri-tjetrin. Kur kjo të ndodhë, falni, harroni dhe ecni në bashkim me Mua. Atëherë dhe vetëm atëherë ju do ta dobësoni fuqinë e kundërshtarit Tim.
 
Jezusi juaj
Copyright © Jezusi për Njerëzimin, 2021-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Logo JTM