Kjo lutje e veçantë është një Dhuratë nga Hyji Atë, e dhënë profetes Maria e Mëshirës Hyjnore, për mbrojtjen e gjithë fëmijëve të Hyjit. Është mesazhi 351, marrë më 20 Shkurt 2012.
Të gjithëve që e pranojnë këtë Vulë, do t’u ofrohet mbrojtje për secilin dhe çdonjërin prej jush dhe familjeve tuaja gjatë periudhës që i prin Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit.
Ngrihuni tani dhe pranoni Vulën Time, Vulën e Hyjit të Gjallë. Recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (33) që ta njihni Vulën Time dhe ta pranoni atë me dashuri, gëzim dhe mirënjohje.
O Hyji im, Ati im i Dashur, unë e pranoj me dashuri dhe mirënjohje Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes. Hyjnia Jote e mbështjell trupin dhe shpirtin tim përjetësisht. Unë përkulem në falënderim të përulur dhe e ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë tek Ti, Ati im i Dashur. Unë të lutem Ty të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë dhe unë e kushtoj jetën time në shërbimin Tënd, në shekuj të shekujve. Unë të dua Ty, Atë i Dashur. Unë të ngushëlloj Ty në këto kohë, Atë i Dashur. Unë të ofroj Ty Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd fort të Dashur, në shpërblim për mëkatet e botës dhe për shpëtimin e gjithë fëmijëve të Tu. Amen.
Shkoni, fëmijët e Mi dhe mos kini frikë. Kini besim tek Unë, Ati juaj i Dashur, i Cili me Dashuri e krijoi secilin prej jush. Unë e njoh çdo shpirt, çdo pjesë e juaja është e njohur për Mua. Asnjëri nga ju nuk e ka Dashurinë Time më pak se tjetri. Për këtë shkak, Unë nuk dëshiroj të humbas asnjë shpirt. As edhe një. Ju lutem vazhdoni të lusni Kurorëzën e Mëshirës Sime Hyjnore çdo ditë. Një ditë, ju do ta kuptoni se pse ky pastrim nevojitet.
Ati juaj i Dashur në Qiell
Hyji Më i Larti