Të lutem t'iu tregosh fëmijëve të Hyjit mbi rëndësinë e të përqendruarit mbi mesazhet në Librin e së Vërtetës

e mërkurë, 4 qershor 2025 @ 12:00 e pasdites

Fëmija im, unë kërkoj që ta mbrosh këtë mision sepse është duke u sulmuar nga çdo burim. Të lutem t'iu tregosh fëmijëve të Hyjit mbi rëndësinë e të përqendruarit mbi mesazhet në Librin e së Vërtetës. Ata duhet të qëndrojnë vigjilentë në çdo kohë.
 
Vizionarë të rremë dhe profetë të rremë po i ngjiten këtij misioni dhe ju do t'i njihni ata menjëherë. Nëse ata do të ishin të vërtetë, ata nuk do të kishin nevojë të përpiqeshin për t'i influencuar ata që ndjekin Librin e së Vërtetës sepse çdo mision është unik dhe duhet të qëndrojë më vehte. Asnjë profet i vërtetë nuk do të lejohej prej Qiellit që t'i bashkangjitej këtij misioni qoftë drejtpërdrejt qoftë jo drejtpërdrejt. Ju lutem korkojini çdokujt që të më thërrasin mua në këtë kohë. Kjo është çfarë ju duhet t'iu thoni atyre.
 
"Fëmijët e mi, ju kurrë nuk duhet të ngurroni për të më thirrur mua, Nënën tuaj të dashur, në kohën kur ju të jeni në nevojë, sepse unë gjithmonë do t'i përgjigjem kërkesës suaj në përputhje me Vullnetin e Hyjit. Ju lutem lutuni, lutuni, lutuni për këtë Mision tejet të Shejtë, i cili është nën sulm të vazhdueshëm nga vizionarët e rremë dhe profetët e rremë, dëshira e vetme e të cilëve është për t'ju mashtruar dhe larguar ju nga mbrojtja e Birit tim, Jezu Krishtit."
 
Nëna e Hyjit, 
Nëna e Shpëtimit.
Copyright © Jezusi për Njerëzimin, 2021-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Logo JTM