Kërkesë e rëndësishme nga Maria Mëshira Hyjnore në Përvjetorin e 14-të të Librit të së Vërtetës
Lloji : Globale
I dashur Luftëtar i Ushtrisë së Mbetur
Ju lutem që të luteni për mua dhe për mbrojtjen e këtij Misioni të Shenjtë të Shpëtimit, veçanërisht në këtë përvjetor të 14-të të Mesazhit të parë të dhënë nga Qielli prej Nënës së Shpëtimit.
Nëse është e mundur, ju lutem të ofroni Mesha për mbrojtjen e Misionit të Shpëtimi dhe për mua.
Kemi hyrë në betejën e ideologjisë kundra Hyjit. Një sasi e madhe lutjesh duhen tani. Ne duhet të lutemi, lutemi, lutemi, për forcë, guxim, këmbëngulje dhe veçanërisht për mbrojtjen e Misionit të Shpëtimit. Kurrë më parë nuk janë nevojitur lutjet tuaja siç nevojiten në këtë kohë.
Mbajeni mend, Satani e përçmon këtë Mision dhe e ka mallkuar atë. Si rezultat, udha do të jetë shumë sfiduese për të gjithë ata që zgjedhin ta ndjekin atë.
Ju lutem të lusni Rruzaren e Shenjtë çdo ditë, duke e ofruar atë për mbrojtjen e Misionit të Shpëtimit. Përfshini Lutjen e Kryqëzatës 155: "Për Mbrojtjen e Misionit të Shpëtimit" në lutjet tuaja.
Maria Mëshira Hyjnore