Kryqëzatë Botërore e Lutjes Jezusi për Njerëzimin, për muajin e Shpëtimit të shpirtrave
Lloji : Globale
Ftesë për t’u bashkuar në Lutje
Paqja qoftë me ju!
Jeni të gjithë të ftuar që të merrni pjesë në një Kryqëzatë të Rruzares Botërore Jezusi për Njerëzimin, për Shpëtimin e Shpirtrave.
Gjithashtu, për të hyrë në takim mund të hapni aplikacionin Zoom në aparatin tuaj dhe të vendosni numrin e takimit ID: 869 6043 5714.
Në bindje ndaj udhëzimit të dhënë prej Nënës së Shpëtimit në Librin e së Vërtetës, do të lusim 4 Misteret e rruzares së Shenjtë. Do të kemi globalisht 6 takime lutjeje të Rruzares, në të njëjtën ditë, në orare të ndryshme në rajone të ndryshme të botës.
Nëna jonë e Shpëtimit, në Librin e së Vërtetës e ka theksuar rëndësinë e lutjes së Rruzares së Shenjtë në mesazhin e mëposhtëm të datës 20 Qershor 2012:
"Unë mund t’ju jap, së bashku me Birin tim, hiret dhe rrethin e mbrojtjes të cilin asnjë engjëll i rënë nuk mund ta depërtojë. Satani nuk mund t’i dëmtojë apo t’i sulmojë, të gjithë ata që e thonë Rruzaren e Shenjtë çdo ditë. Duke recituar tre ose më shumë Rruzare ju mund ta zgjeroni këtë mbrojtje për të tjerët. Nëse edhe njëqind njerëz do të mund ta bënin këtë ata mund ta shpëtonin kombin e tyre nga infektimi i përhapur prej të ligut. Ju duhet të mblidheni bashkë fëmijë dhe të luteni për ta mbrojtur veten tuaj.”
Ajo gjithashtu thotë, në mesazhin e 8 Dhjetorit 2014:
“…Nën mbrojtjen time juve do t’ju jepet lehtësim nga sulmet që ai do të ushtrojë përmbi çdo të Krishterë që përpiqet të mbetet besnik ndaj Birit tim gjatë sprovave, që shtrihen përpara jush. Biri im ma ka akorduar mua pushtetin për ta shtypur kokën e gjarprit në mënyrë që Ai të mund t’ju sjellë më pranë Tij. Pranojeni mbrojtjen time dhe unë do t’iu përgjigjem të gjithë atyre që më kërkojnë ndihmë…”
Le t’i bashkojmë botërisht zemrat tona si një familje e vetme Botërore e Jezusit për Njerëzimin, në këtë betejë për të shpëtuar shpirtrat. Ne do t’i ofrojmë të gjitha lutjet tona për të kërkuar ndërmjetësimin dhe mbrojtjen e saj për të gjithë fëmijët e Hyjit në çdo komb kundër të ligut..
Ju lutemi të vini dhe të na ndihmoni që të bashkohemi botërisht në Lutje.
Jezus, ne besojmë në Ty!
Ushtria e mbetur e Krishtit do të Triumfojë!
JTM Global
Rendi i vendeve që do të recitojnë dhe koha e recitimit të tyre sipas orës së tyre lokale
Australi Paqësor AEDT 7:00pm – Zelandë e Re NZDT (9:00pm)
Singapor (9pm) Azia
Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda (5:30pm) – Afrika (5:30pm WAT) (7:30pm EAT)
Evropa (9pm CET - Shqipëri)
Amerika Qendrore e Jugore, Meksika e Kosta Rika 4:30pm, Venezuela e Kili 6:30pm, Argjentina e Brazili 7:30pm
Kanadaja Frënge 9pm EST