Medalja e Shën Benediktit
Lloji : Globale
E dashur Familje e Ushtrisë së Mbetur
Bekimet dhe paqja e Hyjit na bashkofshin në dashuri dhe harmoni.
JTM Global është vënë në dijeni për një zhurmë të pabazë që po qarkullon globalisht, që hedh dyshime mbi Medaljen e Shën Benediktit.
Një faqe web me informacione të dyshimta po përpiqet të diskretitojë autenticitetin e Medaljes së Shën Benediktit, duke deklaruar që ato që janë në qarkullim tash dyqind vjet janë false.
Fatkeqësisht këto zhurma po marrin vëmendjen e shumë besimtarëve duke i shtyrë individët që kanë blerë Kryqin me Vulën e Hyjit të Gjallë dhe Medaljen e Shën Benediktit, ta vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tij.
JTM Global ka marrë kontakt me një prift ekzorcist të dalluar në Kishën Katolike të Romës, i cili ka verifikuar se Kryqin me Vulën e Hyjit të Gjallë ka me të vërtetë edhe medaljen zyrtare 'Jubilare' të Shën Benediktit. Kjo është medalja e gdhendur për të përkujtuar 1400 vjetorin e lindjes së Shën Benediktit. Kjo medalje e veçantë është versioni ekskluziv i njohur nga Kisha Katolike dhe i përdorur nga ekzorçistët në tre shekujt e shkuar.
Ne kemi marrë një paralajmërim të fortë që të mos devijojmë nga Medalja Jubilare e Shën Benediktit meqenëse ajo ofron mbrojtje të jashtëzakonshme kundër të ligut.
Për më tepër, JTM Global ka marrënga një prift ekzorçist një pamje të dhomës ku bëhen ekzorçizmat, ku përdorej i njëjti Kryq të Misionit të Shpëtimit Jezusi për Njerëzimin.
Ju inkurajojmë që t'i injoroni deklaratat e rreme dhe t'i rezistoni përpjekjeve për t'ju larguar nga dhuratat e dhëna njerëzimit nga Qielli.
Zoti ju bekoftë të gjithë
JTM Global