Lutje e re e Kryqëzatës nga Nëna e Shpëtimit

    Lutje e re e Kryqëzatës nga Nëna e Shpëtimit

Lloji : Globale

Lutje e re e Kryqëzatës e kushtuar Nënës së Shpëtimit

"Këtu është një Lutje e Kryqëzatës shumë e veçantë, që Trinia Tejet e Shenjtë më ka udhëzuar t'ia jap botës. Ajo duhet të lutet çdo ditë."

Lutja e Kryqëzatës 171 Lutja e Mbrojtjes së Nënës
 
O Nëna e Shenjtë e Hyjit, eja tek unë në këtë kohë në orën time të nevojës.
 
Ofroja qëllimet e mia Birit tënd, Jezu Krishtit, kur unë jam duke u mbytur në pikëllim.
 
Më çliro nga frika dhe lëndimi i shkaktuar mbi mua sepse ndjek udhën e Krishtit.
 
Mbroji të gjithë shpirtrat nga shtypja fizike dhe mendore në kohët e trazirave që janë para.
 
Lutu, lutu, lutu që errësira nëpër botë të ngrihet tutje dhe na çliro nga rreziqet e të ligut, dhe të atyre që i kryejnë planet e tij djallëzore për të shkatërruar njerëzimin.
 
Më mbush mua me dhuratën për ta kërkuar ndihmën e Hyjit kur dyshimet ta mbushin shpirtin tim në lidhje me premtimet për ta shpenguar njerëzimin nga kthetrat e të ligut.
 
Na mbulo me mbrojtjen dhe paqen tënde. Na jep ngushëllimin dhe forcën që na duhet për t'i shërbyer Jezusit deri në frymën tonë të fundit.
 
Lutu që vuajtja jonë t'iu sjellë lehtësim shpirtrave që janë në errësirë dhe t'i ndihmojë për ta kërkuar shpëtimin që Hyji ua ka premtuar atyre përmes vdekjes së Jezusit në kryq.
Amen.
 
Nëna e Hyjit,
Nëna e Shpëtimit.
 
Vërejtje:
Marisë i është dhënë të kuptojë se, për shkak të rëndësisë, ne duhet:
Të mbajmë Skapularin e Vulës së Hyjit të Gjallë në çdo kohë dhe ta lusim Lutjen e Kryqëzatës 33 çdo ditë.
Të mbajmë Kryqin me Vuë dhe/ose Kryqin e Shën Benediktit, nëse është e mundur. Ta bekojmë veten çdo ditë me Ujë të Bekuar. Të mbajmë me vete rruazat e Rruzares në çdo kohë. Të marrim Sakramentet sa më shpesh të jetë e mundur. Të lusim Rruzaren e Shenjtë çdo ditë.
Copyright © Jezusi për Njerëzimin, 2021-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Logo JTM